Kërkesa nga Gjykata Penale për marrjen e imunitetit të deputetit të ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski është dorëzuar deri tek Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Gjykata për AIM konfirmojnë se kërkesa për sqarimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për marrjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanoski është dërguar deri tek Kuvendi.
Sipas Rregullores, kryetari i Kuvendit pas marrjes së kërkesës menjëherë e dorëzon deri tek Komisioni për çështje të mandateve dhe imunitetit. Komisioni është i obliguar që ta rishikoj kërkesën dhe në afat prej dy ditëve të paraqet raport deri tek Kuvendi.
Pas marrjes së raportit nga Komisioni, Kuvendi në afat prej tre ditësh në një seancë plenare duhet të vendos për kërkesën e Gjykatës. Vendimi për marrjen e imunitetit miratohet me një shumicë të thjeshtë të numrit të përgjithshëm të deputetëve./Telegrafi/