Mbikëqyrësi i konkurrencës së tregjeve kishte gjetur vërejtje në reklamën e fundit të markës JD me artisten shqiptare, Rita Ora, që promovonte veshjet e reja të markës Adidas dhe Nike për këtë rrjet.
Vendimi i CMA-së për të bllokuar marrëveshjen e fundit të JD Sports shkaku i “parregullsive” që kinse ata gjetën, u përmbys, shkruan DailyMail.
Një gjykatë vendosi që vendimi nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve nuk arriti të merrte parasysh forcën në rritje të dyqaneve online të Nike dhe Adidas.
Kryetari i Tribunalit të Apelit të Konkurrencës kritikoi vendimmarrjen ‘irracionale’ të CMA-së dhe dështimin e saj për të vlerësuar siç duhet ndikimin e pandemisë COVID-19.
CMA kishte thënë që bashkimi do të zvogëlojë konkurrencën në tregun e veshjeve sportive në Mbretërinë e Bashkuar – por ajo do të detyrohet të rishikojë gjykimin e saj.
Është vetëm hera e dytë që një vendim nga CMA për të bllokuar një marrëveshje prishet që kur u themelua mbi shtatë vjet më parë.
JD gjithmonë kishte pohuar se vendimi i CMA, i cili u publikua në mes të bllokimit të parë, ishte ‘i pasaktë dhe i vjetëruar’. Specialisti i FTSE 100 – fushata festive e reklamave e të cilit përmban super yllin Rita Ora – ka rreth 400 dyqane dhe gjithashtu zotëron një numër markash të tjera të ‘High Street’ si ‘Footpatrol’, ‘Blacks and Millets’. ‘Footasylum’, të cilin e bleu përsëri në qershor të vitit 2019, ka 65 dyqane në Mbretërinë e Bashkuar.
Të dhënat e sondazhit kishin zbuluar se blerësit e shikonin ‘Footasylum’ si opsionin tjetër më të mirë pas JD, dhe shitësit e tjerë, duke përfshirë ‘Sports Direct’, gjithashtu u ankuan për lidhjen.
Por JD vuri në dukje rritjen dixhitale të Nike dhe Adidas. Pandemia ka përshpejtuar zhvendosjen në blerjet në internet, duke i shtyrë gjigantët globalë të investojnë më shumë në dyqanet e tyre në internet.
Kryetari ekzekutiv i JD Peter Cowgill tha: ‘Ne gjithmonë kemi pohuar se ky bashkim do të siguronte përfitime të konsiderueshme afatgjata për klientët, kolegët dhe partnerët e markës’.
‘Ne shpresojmë të paraqesim prova të mëtejshme që demonstrojnë shkallën e vërtetë në të cilën peizazhi konkurrues ka evoluar, veçanërisht si rezultat i sfidave të papara të shkaktuara nga pandemia’.
CMA tha se ishte ‘zhgënjyer’ por tani do të ‘vlerësonte’ gjykimin dhe do të merrte parasysh hapat e tyre të ardhshëm. /Telegrafi/