Site icon Telegrafi

Gjykata e Tiranës lë në burg Noizyn dhe Dj Crax – vendos ekstradimin drejt Kosovës

Masa për Noizyn, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës ka nisur në gjykatën Penale të Tiranës.

Top Channel raporton se seanca po shqyrtohet me dyer të mbyllura nga gjyqtarja Marinela Osmani.

Gjykata thekson se një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa kundër vendimit mund të ankimohet në Apel.

Vendimet e Gjykatës që u morën ishin si më poshtë:

“1. Pranimin e kerkesave te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit
te Pergjithshëm Tirane.
2. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 07:30, per qillime ekstradimi, te shtetasit R. R..
3. Te caktoje ndaj shtetasit R. R., masen shtrenguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.
4. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 08.00, per qillime ekstradimi, te shtetasit B. B..5. Te caktoje ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.
6. Nje kopje e ketij vendimi t’i komunikohet Ministrise se Dreitesise, sipas percaktimeve
te nenit 495, pika 4 te Kodit te Procedures Penale.
7. Urdherohet prokurori dhe policia giyqësore per zbatimin e ketij vendimi.
8. Kunder këtij vendimi mund te bähet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve nga dita e neserme e njoftimit te vendimit.
9. Shpalljen e moskompetences tokesore dhe dergimin e akteve Gjykates së Shkallës se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durres si gjykata kompetente e vendbanimit te Shtetasit R. R..
U shpall ne Tirane, sot në datë 08.08.2024″.

Ngjarja e plotë me detajet:

Reperi iu famshëm shqiptar Noizy dhe Dj Crax kanë rënë në pranga në Shëngjin, ndërsa është ende në kërkim Stresi, pas një sherri në një nga klubet e Pejës mes tyre dhe personazhit të famshëm në TikTok, Medi Iseni.

Noizy akuzohet se së bashku me 7 persona të tjerë dhunoi brutalisht Muhamet Isenin, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn orët e para të mëngjesit të 2 gushtit.

Reperi përmes një postimi në Instagram e konsideroi të padrejtë urdhër arrestin e lëshuar ndaj tij nga Policia e Kosovës.

Ndërsa përsa i përket sherrit të ndodhur në klub, Noizy mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj Medit, madje sipas tij, ai nuk e ka prekur fare me dorë.

Reperi shpjegon se kur hyrë në mbrapaskenë, ku ndodhej Medi së bashku me tre shokët e tij, pa se ata po rriheshin nga disa djem të tjerë, ku disa prej tyre nuk i njihte. Menjëherë pas kësaj situate të krijuar, Noizy është larguar menjëherë nga sigurimi.

Ndër të tjera reperi i njohur dhe mjaft i dashur për publikun sqaroi se e gjitha ndodhi kur ai ishte në punë dhe Medi i ra në qafë. Nëse do i jepej mundësia të rikthente prapë atë moment, Noizy shpjegon se nuk do e prekte me dorë, por do i thoshte “turp të të vijë se je 40 vjeç babë me fëmjë”.

Edhe Bajraktari reagoi në lidhje me ngjarjen, duke theksuar se nuk është kriminel që policia ta shpallë në kërkim, dhe as nuk i fshihet drejtësisë.

“Por kjo që po ndodh është shumë e padrejtë, ndaj meje dhe ndaj shokut tim. Vij nga një familje dëshmorësh, fisnike dhe me traditë SHQIPETARE dhe ndihem i turpëruar për gjithë këtë ngjarje. Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë punën e duhur dhe nuk dyshoj që çdo gjë do vij në vendin e vet”, tha ai mes të tjerash.

Nga ana tjetër, në një intervistë ekskluzive për Top Channel, Medi Iseni rrëfeu se çfarë ka ndodhur në klubin e natës në Pejë, ku është dhunuar së bashku me kunatin e tij.

Iseni tha për Top Channel se ka qenë Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ai që i ka kërkuar që të shkojë në klubin ku do të përformonte Rigels Rajku, i njohur si Noizy, për të sheshuar konfliktet që kanë pasur më herët mes tyre.

Sipas Medi Isenit, ka qenë Stresi ai që ka thurur planin për ta dhunuar, ndërsa deklaron se Noizy e ka grushtuar disa herë, pasi ishte dhunuar më parë nga grupi i tij. Sipas tij, Stresi nuk e ka dhunuar, por ka “e ka nxjerrë në pritë”.

Ndër të tjera ai ka treguar se konflikti me Noizyn ka nisur disa muaj më parë në Zvicër.

Në bisedën telefonike me redaksinë e Top Channel, ai thotë se është dhunuar me doreza hekuri, ndërsa shton se Stresi ka pasur armë zjarri me vete.

Ai tregon se ka pasur një bisedë pak para se të futej në klub në Stresin, i cili e siguron se nuk do t’i ndodhë gjë, por veçse do të ndërmjetësojë që të sheshojë problematikat që kishte më herët me Noizyin. Po të njëjtën siguri i ka dhënë edhe babai i Stresit, Sali Lushaj.

Iseni thotë se tashmë çështjen do t’ia lejë drejtësisë dhe se nuk do t’i tërheqë denoncimet që ka bërë ndaj tyre, ndërsa i pyetur nëse ndihet i kërcënuar, ai thotë se “po”.

Artisti i njohur shqiptar, Stresi, u shpall po ashtu në kërkim nga Policia e Kosovës pas sherrit në Pejë, ku u përfshi Noizy dhe Medi Iseni.

Ai nuk është arrestuar ende, ndërsa Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan në mesnatë në një klub në Shëngjin.

Edhe pse në kërkim nga policia e Kosovës, Stresi ka bërë një video në rrjete sociale, me anë të së cilës i drejtohet ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

“Ju lëshoni urdhërarrest me ardh me na arrestuar neve në Shqipëri, 500 forca policore kanë qenë te shtëpia ime. A jeni normal ju? Ti e nderuar ministre je e re, nuk di asgjë për të kaluarën time, pa u zbardh kjo çështje harroni që mund të më afroni ju mua”, ka thënë Sresi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar kërkesën drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë për ekstradimin e Noizyt drejt Kosovës.

Top Channel ka siguruar foto dokumentin, ku shkruhet “kërkesë për arrestimin e përkohshëm me qëllim të esktradimit të Rigels Rajkut”, ndërsa pritet vendimi i Ministrisë shqiptare. /TCH/

Exit mobile version