Telegrafi

Gjykata e Lartë në Shqipëri e lë në burg Fredi Belerin

Gjykata e Lartë  në Shqipëri ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e Himarës, por jo të betuar.

Vendimi u dha sot në dhomën e këshillimit nga gjyqtari Sander Simoni.

Beleri, i cili akuzohet për shit-blerje votash kërkoi një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit, njofton Euronews Albania. Më herët Gjykatat e Posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e Apelit kanë rrëzuar kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj teksa mbahej në paraburgim.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimet se kishte ofruar para për vota në favor të tij. Hetimet nisën pas sinjalizimeve të marra nga policia dhe denoncimit në Prokurorinë e Vlorës të një qytetari nga Himara.

Fillimisht ai u hetua nga prokuroria e Vlorës, më pas çështja i kaloi SPAK për krime zgjedhore.

Edhe pse i mandatuar nga KQZ, ai nuk ka mundur do të kryej betimin në Këshillin Bashkiak, duke bërë që të mos marrë drejtimin si kryebashkiaku i ri i Himarës.