Gjykata e Apelit pas ngritjes së ankesës ia ka shfuqizuar paraburgimin ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski të caktuar për rastin “TNT”.
Këtë në seancën gjyqësore e zbuloi prokurori i PSP-së, Burim Rustemi, i cili nga këshilli i gjyqtarëve ka kërkuar që të akuzuarit Gruevski t’i caktohet përsëri paraburgim.
“Kërkojmë përsëri që Gruevskit t’i caktohet paraburgim, sipas nenit 165, paragrafi 1, pika 1, nga ligji për procedurë penale, sepse ai menjëherë është arratisur, dhe ekziston rrezik që ta përsërisë atë”, tha prokurori Rustemi.
Në seancën e sotme “TNT” po merren në pyetje dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja./Telegrafi/