Site icon Telegrafi

Gjykata e Apelit konfirmon aktgjykimin e pafajësisë për Zaevin në rastin “Ryshfeti”

Gjykata e Apelit në Shkup ka refuzuar si të pabazë ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korripsionit për rastin “Ryshfeti”, në të cilën i akuzuar ka qenë kryeministri Zoran Zaev dhe konfirmoi aktgjykimin e shfajësimit të Gjykatës Penale.

Siç thonë nga Gjykata e Apelit vendimi i këtillë do të publikohet në web-faqen e tyre në afat të përcaktuar me ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zoran Zaevi ishte i akuzuar se si kryetar i Strumicës ka kërkuar ryshfet prej 160 mijë eurove, nga biznesmeni Ivan Nikollov Saçevaliev, për shitjen e tokës shtetërore.

Zaev u lirua nga akuzat në maj të vitit të kaluar, ndërsa më pas theksoi se ka qenë në proces të montuar politik, me qëllim që siç kishte thënë, “të pengohet publikimi i bombave të atëhershme”./Telegrafi/

Exit mobile version