Gjykata e Apelit Shkup i demantoi akuzat e dhëna në konferencë për shtyp të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për lëndë “Tanku”, duke i vlerësuar si të pavërteta të vrazhda dhe manipulim me opinionin.
“Akuzat e të akuzuarit janë tërësisht të pavërteta, të sajuara dhe tendencioze me qëllim ta diskreditoj Gjykatën dhe të krijojë perceptim të rremë në opinion se gjyqësia është nën ndikimin e Qeverisë dhe sjell vendime të porositura”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit – Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konferencën e sotme për shtyp të ish-kryeministrit Gruevski nga ana e tij u tha se gjyqtarë për shkak të presioneve dëshirojnë ta burgosin atë për lëndën “Tanku” dhe, sipas informacioneve që tha se i kishte Gruevski, gjykatësit kanë marrë instruksione nga instancat më të larta se si duhet të jetë vendimi për lëndën “Tanku”.
Nga gjykata informojë se lënda është dhënë te gjykatësi në pajtim me sistemit AKMIS, ndërsa Këshilli vepron sipas radhitjes vjetore të punës tek gjyqtarët i sjell nga Kryetari i Gjykatës, dhe sipas rregullores së gjykatës.