Site icon Telegrafi

Gjykata duhet të vendosë brenda 24 orëve për kërkesat për paraburgim nga ana e PSP-së

Pas dorëzimi të aktakuzave dhe kërkesave për paraburgim nga ana e PSP-së, duhet të vendosin dy këshille penale në Gjykatën Themelore Shkupi 1: Departamenti për vepra penale për të rritur dhe Departamenti për krim të organizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu PSP: Kemi ngritur 17 aktakuza (Video)

Neni 322 nga Ligji për procedurë penale thotë: Nëse në aktin prokuror është dorëzuar propozim kundër të dyshuarve që të paraburgosem, t’u vazhdohet paraburgimi ose të merret masë tjetër e sigurisë, për këtë vendos këshilli nga neni 25 paragradi 5 i këtij ligji, më së voni deri 24 orë”.

Të dyshuarit për të cilët pritet të shqiptohet masa e paraburgimit, menjëherë duhet të dërgohen në Shutkë. Ndërsa do të kenë mundësi për ankesë në Gjykatën e Apelit në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version