Site icon Telegrafi

Gjykata i cakton një muaj paraburgim gjyqtarit Sali Berisha

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Sali Berisha.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Shpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 414 par.1 të KPK-së dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374par.1 të KPK-së.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit Sali Berisha i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Lexo po ashtu Seancë dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj gjyqtarit Sali Berisha

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.B në cilësinë e personit zyrtar,gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë, kishte shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke kaluar kompetencat e tij me qëllim që të përfitoj dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Lexo po ashtu Arrestohet gjykatësi Sali Berisha, dyshohet për keqpërdorim detyre

Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Exit mobile version