Telegrafi

Gjykata i cakton masën e arrestit shtëpiak Milaim Zekës

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për shqiptimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për deputetin e Nismës, Milaim Zeka.

Lexo po ashtu Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Milaim Zekën

Gjykata ka vendosur që deputetit Zeka ti shqiptohet masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Gazmend Halilaj, avokati i deputetit Zeka.

Halilaj ka thënë se do të bëjnë ankesë në Gjykatën e Apelit lidhur me masën e arrestit shtëpiak ndaj Zekës, pasi që sipas tij as kjo masë nuk qëndron.

Zeka u ndalua dje nga Policia si i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, pra si i përfshirë në mashtrimin e qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani. /Telegrafi/