Site icon Telegrafi

Gjykata Administrative refuzoi paditë e PSDM-së dhe LPM-së

Gjykata Administrative e Maqedonisë i ka refuzuar paditë e Partisë Social Demokrate të Maqedonisë (PSDM) dhe Lëvizjes Popullore për Maqedoninë (LPM), në lidhje me listat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Këto parti iu drejtuan kësaj gjykate pas hedhjes poshtë të listave të tyre të kandidatëve nga ana e KSHZ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë refuzim, qytetarëve të Maqedonisë u mbetet të zgjedhin të votojnë në mes të Kalicionit ”Për një Maqedoni më të mirë” të OBRM-PDUKM-së, koalicitonit opozitar të LSDM-së, Kalicionit për ndryshime dhe drejtësi, Koalicionit ”OBRM për Maqedoni”, Koalicionit ”Aleanca për Shqiptarët”, pastaj BDI, PDSH, PPD, PL, E Majta dhe Lëvzijes BESA.

Nga ana tjetër, KSHZ-ja bën të ditur se nesër do të hidhet shorti për renditjen e partive politike në listën e votimit. Të hënën fillon fushata./Telegrafi/

Exit mobile version