Site icon Telegrafi

Gjykata Administrative ka refuzuar të gjitha paditë e partive për procesin zgjedhor

Foto: AIM

Gjykata Administrative hodhi poshtë të gjitha 185 paditë nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe la në fuqi vendimet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pasi sot shqyrtoi dhe vendosi për katër paditë e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimet janë negative. Të katër proceset gjyqësore që u shqyrtuan sot, dy të OBRM-PDUKM-së, një të Demokratëve dhe një të “Maqedonisë së Vetme”, u refuzuan dhe vendimet e KSHZ u konfirmuan, tha sot Ivana Smugreska nga Gjykata Administrative.

Aktgjykimet e miratuara nga Gjykata Administrative janë të formës së prerë, domethënë siç sqarohet nga Smugreska, nuk ka të drejtë ankese kundër tyre.

“Pasi të jenë përgatitur, aktgjykimet verifikohen dhe i paraqiten menjëherë KSHZ-së dhe paditësve, domethënë palëve. Afatet janë duke rrjedhur që nga tani, jo nga e hëna”, tha Smugreska.

Ajo sqaroi se këshilli gjyqësor ka marrë padi që ishin të pabaza, gjegjësisht është gjykuar në bazë të Kodit Zgjedhor, dispozitave të Kodit Zgjedhor, në mënyrë që në paditë nuk mund të propozohen prova të reja./Telegrafi/

Exit mobile version