Telegrafi

Gjykata e Pejës i cakton 30 ditë paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Zllakuqan të Klinës

I është caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit për vrasjen që ndodhi të premten në Zllakuqan të Klinës.

Lajmin e ka bërë të ditur Zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.

Në lidhje me rastin të premten ishin arrestuar tre persona, i dyshuari kryesor dhe dy të tjerë që dyshohet se ishin të involvuar në rast.

Të shtunën me urdhër të gjyqtarit janë kontrolluar/bastisur katër lokacione (shtëpi).

Në tri nga to nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit: A.N. lindur me 1967, janë gjetur dhe sekuestruar, tetë armë të llojeve të ndryshme, karikator dhe municion.

Ndërkaq, ende nuk janë dhënë detaje më të hollësishme lidhur me rastin në fjalë. /Telegrafi/