Frika se mund të kemi një valë të dytë të infeksioneve me coronavirus gjatë dimrit, tani po shfaqet më tepër se kurrë pasi të dhënat sugjerojnë se disa vende tashmë po përjetojnë një valë të re.
Tashmë një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili tha se një valë e dytë duket se po shfaqet në Evropë.
Rastet e reja të përditshme në Spanjë janë rritur më shumë se pesëfish që nga fillimi i korrikut, duke bërë që qeveria e Britanisë së Madhe të rivendoste masa karantine për njerëzit që udhëtojnë nga Spanja në Mbretëri të Bashkuar, raporton independent.
Rastet globale janë gjithashtu në rritje, ku drejtuesit e Organizatës Botërore të Shëndetit thonë se kjo është “emergjenca më e rëndë shëndetësore” me të cilën është përballur ndonjëherë njerëzimi.
“Pandemia vazhdon të përshpejtohet,” tha Dr Tedros Ghebreyesus duke shtuar se “Në gjashtë javët e kaluara, numri i përgjithshëm i rasteve përafërsisht është dyfishuar”, transmeton Telegrafi.
Një shqetësim i veçantë është se një numër në rritje i infeksioneve të reja po vijnë nga vendet si Spanja, e cila fillimisht dukej se kishte virusin nën kontroll.
Shenjat e hershme të një vale të dytë mund të shihen edhe në Francë, ku rastet e reja ditore janë dyfishuar që nga fundi i muajit qershor.
Ashtu si me Spanjën, është ende shumë herët për të thënë nëse një valë e dytë do të jetë diku afër, aq serioze sa vala e parë, e cila u vendos nën kontroll nga bllokime të rrepta që kanë hequr qafe.
Një valë e dytë e rasteve me coronavirus filloi të rritet në Izrael në fillim të qershorit dhe kjo ka bërë që të arrihet në nivele rekorde.
Rastet e reja të konfirmuara në vend tani janë pothuajse trefishi i pikut nga vala e parë.
Në Lindjen e Mesme, një valë e dytë goditi Iranin në fillim të muajit maj dhe arriti në të njëjtin nivel me valën e parë.
Sidoqoftë, rastet e reja ende nuk do të bien në numër të konsiderueshëm, me valën e dytë që zgjat shumë më gjatë se e para.
Disa vende ende nuk kanë përfunduar “punë” me valën e tyre të parë. SHBA-ja deri më tani është vendi më i prekur nga aspekti i rasteve totale dhe një rënie e vogël përgjatë muajit maj u vërtetua si shpresë e rreme e valës së parë që do të marrë fund.
Që atëherë, SHBA-ja ka vazhduar të regjistrojë nivele të larta ditore që arrijnë mbi 60 mijë raste, megjithëse ka edhe një herë shpresë se niveli i tyre po zbret.
Një kurbë e ngjashme mund të shihet edhe në Afrikën e Jugut, ku rastet e reja ditore arritën numrin mesatar e mbi 12 mijë personave të infektuar.
India gjithashtu nuk është duke parë akoma fundin e valës së parë, me vendin që vazhdon të shohë rekorde ditore të rasteve.
Një nga vendet e pakta që kanë parë rritje të rasteve të reja është edhe Mbretëria e Bashkuar, megjithëse tash po infektohen nën 500 persona në ditë.
Numri i rasteve të reja globale janë rritur nga 100 mijë që ishin në fund të muajit maj në më shumë se 250 mijë raste fitore në fund të muajit korrik.
Shkencëtarët këtë e kanë përshkruar si një mundësi që të përgatitemi për një valë të dytë të mundshme që mund të përkeqësohet nga një sezon i rëndë i gripit dimëror.
Ndryshe, 16.5 milionë njerëz në botë janë infektuar me coronavirus gjersa si pasojë e saj kanë ndërruar jetë mbi 655 mijë persona. /Telegrafi/