Telegrafi

Gjuriq të premten në Kosovë, me leje të MPJ-së

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministri i arsimit serb, Mladen Sarceviq, të premten pritet të qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Hyrja e tyre në Kosovë do të bëhet me leje e cila është aprovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, këshilltari i ministrit Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.

Në një përgjigje të shkurtër Zyberaj ka konfirmuar se u është lejuar hyrja në Kosovë, Gjuriqit dhe Sarceviqit.

“Po, iu është lejuar hyrja”, ka thënë shkurt Zyberaj.

Arsyeja e kësaj vizite, është festa e Vidovdanit e cila festohet më 28 qershor ku shumë qytetarë nga Serbia vijnë në veri dhe Gazimestan. /Telegrafi/