Site icon Telegrafi

Gjuriq premton se Serbia do ta ruajë Trepçën

Serbia përmes politikanëve të vet rithekson se nuk do të heqë dorë nga Trepça.

Këtë e ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq, i cili, siç njofton B92, ka uruar Ditën e minatorëve në Kosovë, të punësuarit dhe udhëheqjen e Trepçës si dhe të gjithë minatorëve në Serbi.

“Detyra jonë e përhershme është të garantojmë kushte më të mira e më të sigurta pune dhe t’ju mundësojmë që mundi të shpërblehet si duhet. Bëjuni të sigurt se Serbia është gjithmonë me ju, se do të dijë ta mbrojë Trepçën, pasurinë e vet dhe popullin vet në Kosovë”, ka thënë Gjuriq transmeton Koha.net.

Ai i ka falënderuar minatorët për punën që bëjnë.

Exit mobile version