Protestuesit pas arrestimit të zyrtarit serb, Marko Gjuriq nga ana e Policisë së Kosovës, kanë lëvizur në drejtim të urës që i ndan dy pjesët e qytetit duke shprehur revoltën e tyre.
Policia e Kosovës është duke e dërguar Gjuriqin nga veriu i Mitrovicës ku është arrestuar, në drejtim të Prishtinës.
Ndryshe, pak minuta më parë është arrestuar drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili kishte hyrë në Kosova pa marrë lejen paraprake. /Telegrafi/