Site icon Telegrafi

Gjuriq: “Lugina e Diellit” me bashkëpunimin Kosovë –Serbi

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se projekti “Lugina e Diellit” po “realizohet bashkë me Ministrinë për Kthim e Komunitete të Kosovës, Argjipeshkvinë e Rashkë – Prizrenit dhe me pushtetin lokal”, njofton FoNet, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se ndërtimin e “Luginës së Diellit” për të shpërngulurit në Kosovë e përkrah edhe bashkësi ndërkombëtare.

Gjurq ka tërhequr vërejtjen se çështja e të shpërngulurve nuk duhet politizuar dhe se Serbia dëshiron të bisedojë me shqiptarë për t’u krijuar kushte më të mira për të gjithë qytetarët në Kosovë.

“Do të vazhdojmë të zbatojmë projektin me dëshirë që të ndreqim një të padrejtë e jo t’i bëjmë keq dikujt”, ka thënë Gjuriq.

Exit mobile version