Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar sot se vetëm Lista Serbe mund t`i ofrojë garanci për siguri popullatës serbe në Kosovë në zgjedhjet e 11 qershorit.
Ai theksoi se kjo listë është e gatshme që edhe pas zgjedhjeve në Prishtinë të flas me zërin e popullit serb, e jo zërin e përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Kosovës, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.