Site icon Telegrafi

Gjumi i mesditës e ulë presionin e gjakut dhe shmangë sulmin në zemër

Hulumtimi i ri, që është prezantuar në Londër, në konferencën të Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë, zbulon se vetëm një orë gjumë gjatë ditës, ndihmon që të mos nevojiten një numër i caktuar i medikamenteve, transmeton Telegrafi.

Studimi është bërë me 386 persona, të cilët vuaj nga shtypja e lartë e gjakut.

Rezultatet kanë treguar se tetë për qind e të anketuarve, të cilët kanë fjetur gjatë ditës, kanë pasur shtypje normale të gjakut.

Pjesa tjetër e të anketuarve, të cilët kanë fjetur, po ashtu kanë pasur një presion më stabilizuar të gjakut.

Kardiologu Manollis Kanistratos, ka thënë: “Megjithëse poeti William BLake ka thënë se është mirë të mendoni në mëngjes, të hani në drekë dhe të flini gjatë natës, ne po ju themi se edhe gjumi i mesditës është i nevojshëm”. /Telegrafi/

Exit mobile version