Site icon Telegrafi

Partia e Gjukanoviqit i fiton zgjedhjet, shqiptarët me vetëm një deputet!

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) arriti fitore në zgjedhjet parlamentare, ka thënë deputeti i kësaj partie, Predrag Sekuliq, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, DPS ka 36 mandate, DF ka 16, Çelësi ka 10, Demokratët i kanë tetë, SD tri, boshnjakët dy, HGI dhe partitë shqiptare nga një mandat, thuhet për 50 për qind të votave të numëruara.

“Mali i Zi tregoi se është shtet serioz e me institucione serioze. Ditëve të ardhshme do të kemi përgjigje për shumë pyetje”, ka thënë ai.

Një version tjetër i mandateve, është si në foton më poshtë, të publikuar nga CEMI. /Telegrafi/

Exit mobile version