Telegrafi

Gjukanoviq: Refuzimi i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të ketë pasoja për Ballkanin dhe BE-në

Lidhur me refuzimin për hapjen e negociatave ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Evropian ka reaguar dhe kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Ai me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se kjo do të ketë pasoja për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.

“Pamundësia për të arritur një marrëveshje nga ana e Këshillit Evropian për të hapur negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një zhgënjim i madh për të gjithë ne në rajon. Kjo mund të ketë pasoja shumë negative si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për Bashkimin Evropian”, ka shkruar Gjukanoviq.

Lidhur me mos hapjen e negociatave, presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë një prononcimi për media kishte thënë se shumica e vendeve ishin kundër Shqipërisë dhe se hapja e negociatave vetëm për Maqedoninë e Veriut do të ishte e tmerrshme për rajonin.

Lexo po ashtu Macron: Shumica e vendeve ishin kundër Shqipërisë, hapja e negociatave vetëm për Maqedoninë e Veriut do të ishte e tmerrshme për rajonin

Kujtojmë se Këshilli i Evropës kishte refuzuar t’i hap negociatat për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /Telegrafi/