Telegrafi

Gjukanoviq: Epilogu i dialogut Kosovë-Serbi, çelësi i zgjdhjeve të problemeve në rajon

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq u shpreh se çelësi i zgjidhjes së problemeve në rajon është epilogu i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë besoj që kudo e veçanërisht në rajon, ka lider dhe unë vazhdojë të them që ne mund t’i zgjidhim problemet që i kemi. Çelësi është dialogu mes Serbisë dhe Kosovës kur përfundon. Kjo nënkupton se nëse nuk ka epilog, atëherë do të vazhdoj këtë mënyrë. Është shumë e rëndësishme që t’i mbështesim këtë dialog”, tha Gjukanoviq, në Forumin e Sigurisë “То be Secure” në Budva të Malit të Zi. /Telegrafi/