Site icon Telegrafi

Gjuhë jo parlamentare në Kuvend, mes Arben Gashit dhe Hekuran Muratit 

Me fillimin e seancës plenare, ka pasuar edhe gjuha jo parlamentare, pas mospajtimeve ndërmjet deputetëve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Derisa nga partia në pushtet kërkohej të futet në rend dite shqyrtimi i raportit vjetor të AKP-së dhe emërimi i bordit të ARKEP-it, kjo kundërshtohej nga LDK.

Pasi u mblodhën para kryesues së seancës, Saranda Bogujevci, Arben Gashi nga LDK-ja u drejtua me gjuhë jo parlamentare për Hekuran Muratin, duke i thënë “Le të ulet në …”.

Exit mobile version