Gjuha juaj e trupit flet për atë që mendoni.
Mbase jeni punëtori më i përgjegjshëm në punë, mirëpo disa veprime tuaja mund t’ju zbulojnë dhe t’i shkaktojnë dëm imazhit tuaj afarist, transmeton Telegrafi.
Ulja e kërrusur
Nëse uleni dhe dukeni i pabrenga dhe i painteresuar – nuk është shenjë e mirë. Qëndroni drejt dhe punoni punën tuaj në mënyrë që të dukeni i përgjegjshëm.
Nuk mbani distancë të mjaftueshme
Nëse u ofroheni tepër kolegëve tuaj në punë gjatë bisedës, mund të bini në zonën e tyre “të hapësirës private”. Mbani distancë fizike kur kolegu juaj flet.
Nuk vendosni kontakt me sy
Nëse shikoni në telefon derisa kolegët debatojnë për temën e rëndësishme në punë, mund të lini përshtypjen që jeni i painteresuar. Shikoni në sy personat e tjerë në mënyrë që të mund të përfshiheni në bisedë.
Nuk përshëndetni
Hyrja në lokal pa i përshëndetur të tjerët konsiderohet e pacivilizuar.
Zgurdulloni sytë
Kapsallitja me sy mund t’ju ndihmojë që të kontrolloni pakënaqësinë dhe hidhërimin tuaj, mirëpo, nëse ajo është përgjigje pasive –agresive, atëherë kjo është sjellje e keqe ndaj të tjerëve. /Telegrafi/