“Gjuetari” i emigrantëve nga Bullgaria, Dinko Valev 29-vjeç, ka blerë helikopter me armë të ndryshme, në mënyrë që të mund të “zbulojë xhihadistët potencial”, pasi që qeveria bullgare i ka dhënë leje për një fluturake të tillë.
Daily Mail shkruan se Dinko Valev ishte bërë i njohur gjatë vitit të kaluar për shkak të “gjahut ndaj emigrantëve” në Bullgari, kurse tani ai i ka dhuruar vetes një helikopter, në mënyrë që të mund të patrullojë dhe kërkojë “xhihadistët potencial” pasi që ai të gjithë emigrantët i quan “xhihadistë”, transmeton Telegrafi.
Ky gjuetar i emigrantëve, për kokën e të cilët Shteti Islamik ka ofruar një shpërblim të majmë, ishte bërë i njohur gjatë vitit të kaluar kur filloi të shfaqet në internet me videot në të cilat shfaqet duke i ndjekur emigrantët, të cilët futeshin në Bullgari përmes Turqisë.
Ish-mundësi gjysmë profesional ka treguar se si i frikëson emigrantët gjatë gjahut nëpër male, së bashku me disa miq të vet.
Në videot e tij shihen gra dhe fëmijë, të cilët i detyron të qëndrojnë të shtrirë me fytyrë në tokë me duar të lidhura prapa shpinës. /Telegrafi/