Policia e Kosovës ka shoqëruar një person në Polici, pasi i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Eqrem Vlora”, në Prishtinë të dielën në ora 11:15.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy gëzhoja dhe pistoleta pa municion.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/