Site icon Telegrafi

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur tek një pompë derivatesh në Prishtinë, përkatësisht “Rrethi te Ismeti” – lagjja “Arbëria”.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se PK ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq s’ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar”, deklaroi Ahmeti.

Ndërkaq njëri nga personat e përfshirë në ngjarje, është siguruar nga ana e policisë.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/

Exit mobile version