E plotësuar: Policia ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë zjarri në kryteqytet.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “B” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.
Borovci thotë se informatat e para falsin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një veture tjetër dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas tij, nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar.
“Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, ka thënë Borovci./Telegrafi.
Gjuajtje me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Pas marrjes së informacionit, njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Raportohet se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën ‘B’
Ende nuk dihen detajet e kësaj ngjarjeje.
Telegrafi ka provuar të flas me policinë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.