Në katin e tretë të një lokali është thyer një xham nga gjuajtja me armën e zjarrit.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:30, në Veternik.
Tutje thuhet se sipas ankuesit predha ka thyer xhamin dhe ka depërtuar brenda objektit.
“Është raportuar se në katin e 3 të një lokali është thyer një xham nga gjuajtja me armë zjarrit. Sipas ankuesit, predha ka thyer xhamin dhe ka depërtuar brenda objektit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/