Telegrafi

Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen tre persona

Foto: Arkiv

Tre persona janë arrestuar pasi kanë gjuajtur me armë zjarri duke lënë të plagosur një person tjetër sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën “Rinia”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, policia sapo ka marr informatën për një gjuajte me armë zjarri menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se të plagosurit i është ofruar menjëherë tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 03:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Rinia” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të plagosurit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore dhe atyre të ekzaminimit me ç’rast në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar: një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe një copë fishek të kalibrit të njëjtë”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e policisë, thuhet po ashtu se thellimi i hetimit policor me synim , identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve ka rezultuar me kapjen e të dyshuarve në rast nga ana e policisë.

“​Sh. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,​A, A mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,​S. A, mashkull, 30 vjeç, shtetas i huaj,​ ​janë dërguar në mbajtje në dyshimet për veprat penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ si dhe ‘Mbajtje në pronësi në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës’, thuhet ndër të tjera në njoftim të policisë. /Telegrafi/