Telegrafi

Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, dy persona të lënduar

Foto: Ilustrim

Të shtëna armësh janë dëgjuar në orët e mbrëmjes të hënën në Podujevë, ku si pasojë e gjuajtjes kanë pësuar lëndime dy persona.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Me datë 31.08.2020 rreth orës 20:16 në Podujevë është raportuar për të shtëna arme ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore për të cilat të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore për trajtim të mëtejmë të rastit”, thuhet në përgjigjen e PK-së. /Telegrafi/