Telegrafi

Gjuajtje me armë zjarri në dy ahengje familjare, policia sekuestron dy armë zjarri dhe karikatorë me disa fishekë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar inromacione se ka të shtëna me armë të zjarrit, ka marr veprimet e duhura policore dhe në dy raste të ndara, Ferizaj dhe Shtime,  ka arritur të zbulojnë vendin dhe personat që kanë shkrepur me armë zjarri në ahengje familjare.

Siç njoftohet, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy armë zjarri dhe dy karikatorë me disa fyshekë.

“Personat e dyshuar me inicialet E.H (M/SH/K) 39 vjeçar dhe F.B (M/K/SH) 26 vjeçar , pasi janë intervistuar nga policia , me vendim të Prokurorit nga Prokuria Themelore e Ferizajt , ndaj tyre janë inicuar rastet ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ‘’ dhe ‘’Armëbajtje pa leje’’ , ndërkaq janë konfiskuar armët dhe municioni. Rastet janë në priocedurë të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te qytetarët që gjatë ahengjeve të tyre familjare, të mos përdorin armë të zjarrit, të mos lejohet që, gëzimi i tyre të kthehet në tragjedi, sepse çdo shkrepje e armës rrezikon jetën e njeriut, çdo plumb i shkrepur, godet një cak.