Telegrafi

Gjuajtje me armë zjarri mes dy grupeve në rrugën “Nazmi Gafurri”, nuk raportohet për të lënduar

Foto: Ilustrim

Sot rreth orës 13:00 ka ndodhur një gjuajtje me armë në rrugën “Nazmi Gafurri” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se gjuajtja me armë ka ndodhur në mes dy grupeve.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti. Bazuar në të dhënat e para dyshohet se ka pas shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve, të cilët kanë vazhduar të shtënat edhe pasi janë futur në veturat e tyre, me të cilat kanë lëvizë në rrugën e sipërshënuar, dhe nuk ka të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj Policia ka marr një varg veprimesh për të zbuluar vendndodhjen e të dyshuarve.

“Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/