Site icon Telegrafi

Vritet me armë gjuetie një 30-vjeçar në Pakashticë të Podujevës

Një person i moshës 30-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë gjuetie pasditen e së mërkurës në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar, F.B mashkull 34 vjeç. Në vendngjarje janë sekuestruar dy  armë të gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Tutje shtoi se aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Telegrafi mëson se vrasja ka ndodhur në një zonë të thellë malore ku viktima dhe i dyshuari kanë qenë në gjueti së bashku./Telegrafi/

 

Exit mobile version