Telegrafi

Gjuajtje me armë zjarri drejt një automjeti udhëtarësh në Gjakovë – flet policia

Foto: Ilustrim

Në mbrëmjen e së dielës një person ka shtënë me armë zjarri drejt një shoferi të kombi-busit në Gjakovë në rrugën “Gaspër Karaqi”.

Rastin e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

Sipas njoftimit të policisë, dy plumba qëlluan kombi-busin, por nuk pati të lënduar.

I dyshuari është ende në arrati dhe policia po merret me rastin.

“Ju njoftojmë se me datë 30.05.2021 rreth orës 19:22 në rr. “Gaspër Karaqi” kemi marrë informatë se një person i panjohur me veturë Opel Omega ngjyrë hiri (sipas një dëshmitari) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës A.K. i lindur në Klinë, banor i Gjakovës, ku i njëjti ishte duke drejtuar kombi-busin e kompanisë së transportit të udhëtarëve “Ylli”, ku dy predha kanë goditur këtë kombi por fatmirësisht nuk kemi asnjë person të lënduar”, thuhet në fund.

Deri më tani nuk ka të arrestuar lidhur me rastin, ndërkaq policia po merret me rastin. /Telegrafi.