Një person është plagosur me armë zjarri sot në Prizren, saktësisht në lagjen “Arbana”.
Zyrtari për informim në Policinë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi në një prononcim për Telegrafin konfirmoi shkrepjen me armë në Prizren, ndërsa tha se viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal në Prizren dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Ai tha se i dyshuari është i njohur për Policinë.
“Si pasojë e shkrepjes me armë zjarri një person është plagosur dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal dhe sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. Ekipet relevante janë në vendin e ngjarjes, për të kryer procedurat e nevojshme”, tha Gashi. /Telegrafi/