Telegrafi

Gjuajtje me armë në Prishtinë – policia del në vendngjarje

Foto: Ilustrim

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur këtë të shtunë në Prishtinë.

Rasti mësohet të ketë ndodhur afër xhamisë së Llapit tek rruga Ilir Konushefci.

Pas informatës, në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe po merret me rastin.

Ende nuk dihet zyrtarisht, nëse ka persona të lënduar.

Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë, për të kuptuar detajet e ngjarjes, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.