Telegrafi

Gjuajtje me armë në Prishtinë, një i plagosur

Një person është plagosur të shtunën në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar nga Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 06:00, policia ka marrë një informatë për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Anton Çetta’. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e ngjarjes,” ka deklaruar Ahmeti.

Hetuesit policor, në koordinim me prokurorinë, janë duke kryer veprimet e nevojshme hetimore për të ndriçuar plotësisht rastin./Telegrafi/