Telegrafi

Gjuajtje me armë në pikën e pagesës në Zhelinë, plagosen dy vëllezër

Mbrëmjen e djeshme në pikën pagesore në Zhelinë ka pasur gjuajtje me armë zjarri, nga ku janë plagosur dy vëllezër.

MPB bën të ditur se janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

“Më datë 04.03.2023, në SPB-Tetovë është raportuar se në ora 11:19 në pikën e pagesave në Zhelinë, J.A (40) nga Tetova, pas një debati të mëparshëm ka shtënë me armë zjarri në drejtim të A.K.(34) dhe vëllait të tij A.K. (32), gjatë së cilës të dy kanë pësuar lëndime. A.K. dhe A.K. janë transportuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup për ndihmë mjekësore”, thonë mes tjerash nga MPB.