Një person është arrestuar në fshatin Bellanicë të Malishevës, pasi që dyshohet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.
Ajo ka thënë se të njëjtit iu është konfiskuar arma dhe municioni.
“Me datë 23.02.2020 rreth orës 20:05 , stacioni policor në Malishevë është informuar për një rast gjuajtje me armë zjarri në fshatin Bellanicë të komunës së Malishevës. Patrulla e Policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë identifikuar personin e dyshuar dhe gjatë kontrollit në automjetin e tij kanë gjetur një armë automatike me dy karikatorë dhe municion”, ka thënë Podrimaj.
Ndërkaq njofton se i dyshuari është arrestuar, arma, municioni dhe automjeti i tij janë sekuestruar.
Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Malishevë në koordinim me prokurorin e shtetit./Telegrafi/