Telegrafi

Gjuajtje me armë drejt një shtetasi gjerman në Novobërdë, policia po heton rastin

Një tentim vrasje dyshohet se ka ndodhur në Novobërdë, mëngjesin e së enjtes.

Viktima, shtetas gjerman ka deklaruar se gjatë lëvizjes me veturë persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të tij.

Policia raporton se në vendin e ngjarjes nuk ka gjetur asnjë gëzhojë, teksa rasti është nën hetime.

“Novo Bërdë, 24.06.2021 – 06:30. Viktima mashkull Shtetas Gjerman gjatë  lëvizjes me veturën e  tij sipas viktimës nga persona të pa njohur është  shtënë  me armë  në  drejtim  të veturës së  viktimës. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Rasti nën hetime nga njësitë relavante”, thuhet në raport. /Telegrafi/