Pamjet e shfaqin një qen që po gjuhet prej aeroplanit, si pjesë e ndonjë eksperimenti të çuditshëm – e tëra ka të bëjë, vetëm me një mashtrim optik. Madje, kafsha e quajtur Karma, duket sikur po bie nga lartësia.
Por, nuk kalon gjatë dhe bie në sipërfaqen e fortë të një hapësire të mbuluar me borë, që ngjanë me retë, transmeton Telegrafi.
“Mbeta pa frymë, ngjante sikur parashutistët kur gjuhen prej fluturakeve”, ishte një prej komenteve të shumta.
Ngjarja ishte postuar në Instagram, nga pronarja e qenit që deshi të tregonte lojën e tyre në borë, ndërsa u bë virale për pamjet e ambientit. /Telegrafi/