Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kaçanik, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Në njoftim thuhet se, policia e stacionit në Kaçanik me datën 05.08.2024 rreth orës 21:20 ka pranuar një informacion se në fshatin, Kovaçec të Kaçanikut, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit, transmeton Telegrafi.
“Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin: S.S ( M/K) i moshës 30 vjeçar, tek i cili është gjetur arma, me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë) dhe sasia e municionit.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ” Armëmbajtje pa leje”./Telegrafi/