Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit me datën 03/08/2022 ka pranuar një informatë se në një lagje të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ka takuar të dyshuarin Shqiptar Kosovar F.R. (1971).
“Arma e llojit ,,EcolJackalDualCompact’’ cal. 9mm së bashku me nëntë (9) gëzhoja të armës përkatëse janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë. I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan. /Telegrafi/