Site icon Telegrafi

I gjuajnë shishe në ballkon dhe e kërcënojnë, Policia heton rastin në Prishtinë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar se një person i njohur ka gjuajtur në ballkonin e saj dy shishe qelqi dhe më pas i kishte trokitur në derë duke përdorur fjalë kërcënuese ndaj saj.

Rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 20:45.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë parë të dyshuarin në një largësi i cili ka lënë një thikë në një ulëse dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Thika është sekuestruar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime. /Telegrafi/

 

Exit mobile version