Site icon Telegrafi

Gjorgjievski i OBRM-PDUKM-së i bën thirrje Zaevit të japë dorëheqje

Kryetari i Komitetit komunal të Kisella Vodës nga OBRM-PDUKM, ka kërkuar që kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev të japë dorëheqje dhe të përgjigje për krimet e bëra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zoran Zaev i gënjeu kolegët e tij të partisë dhe publikun e gjerë se do të japë dorëheqje në qoftë se humbë në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Menjëherë pastaj Zoran Zaev mashtroi gjykatësin se ai kishte një takim me ambasadorin italian Carlo Romeo vetëm për t’i shpëtuar drejtësisë dhe për ta anuluar edhe një seancë tjetër. Zoran Zaev e ka fyer gjykatën dhe gjyqtarin dhe se për të nuk vlejnë ligjet e Maqedonisë. Prandaj Zoran Zaev patjetër të largohet”, tha Georgievski.

Ai mendon se është më e pakta që mund të bëjë politikani si Zaev, i cili e mba peng LSDM-në, i cili dy vite e ‘ngacmon; Maqedoninë me politikën e tij destruktive. /Telegrafi/

Exit mobile version