Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Aleksandar Gjorgjiev, sot apeloi që Hekurudhat e Maqedonisë ku të punësuarit tanimë gjashtë ditë protestojnë me ndërprerje të komunikacionit hekurudhor, të vazhdojë me punë që të mos gjindet në situatë t’u paguajë penale komitentëve dhe në mënyrë plotësuese ta keqësojë situatën financiare. Sipas Gjorgjievit, dorëheqja nga drejtori i HM, Nikolla Kostov, akoma nuk është dorëzuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sipas informatave të cilat i kam deri në këtë moment deri te Qeveria e Maqedonisë nuk është dorëzuar dorëheqja nga Nikolla Kostov. Në këtë moment kur ne si Qeveri do të marrim dorëheqjen do ta shqyrtojnmë dhe do të prononcohemi. Në rast se e pranojmë do t’i rekomandojmë ndërmarrje të zgjedh drejtor të ri, pasi kjo është në pjesën e kompetencave të tij”, deklaroi Gjorgjiev./Telegrafi/