Presidenti Gjorge Ivanov, sot ka vizituar pjesëtarët e Armatës dhe shërbimet tjera të sigurisë, që janë të angazhuar për sigurimin e kufirit shtetëror, në objektin e shtabit të bashkuar në Gjevgjeli, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ivanon gjatë kësaj vizite, ka kontrolluar gjendjen momentale në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, dhe gatishmërinë dhe kapacitetet e ARM-së dhe shërbimeve të tjera të sigurisë në përballjen me sfidat dhe krizën e emigrantëve.
Për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm nga migrimi ilegal, i cili vjen nga territori i NATO-s dhe nga vendet anëtare të BE-së, në Maqedoni prej gushtit të vitit 2015 deri në fund të vitit 2017 është shpallur gjendje krize./Telegrafi/