Në nismën rajonale afariste ”Summit 100” që mbahet në Sarajevë, kryetari Gjorge Ivanov ka deklaruar se duhet t’i kthehemi rajonit, të komunikojmë mes vete dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se kriza e migrantëve ishte një mundësi për bashkëpunim me të gjitha vendet e Koridorit dhe se sfidat nuk zgjidhen me burokraci dhe diplomaci, por me menaxhim.
Në panelin diskutues „Marrëveshje e re për kohë të re“, Ivanov tha se bashkëpunimi rajonal në të gjitha sferat është i patjetërsueshëm dhe është në interes të përbashkët, si një parakusht për një rajon më përparimtar, më të sigurtë dhe më të suksesshëm që patjetër të integrohet në strukturat euro-atlantime.
Më tej, Ivanov theksoi se të gjitha vendet në rajon, para se gjithash duhet të kthehen kah përmirësimi i infrastrukturës, ekonomisë, projekteve energjetike dhe shkurtimit të proceseve burokratike./Telegrafi/